AKTUALE

Bilall Kasami ik nga përballja me Bajram Rexhepin në “Tv- TELMA”

Banner

Pas debatit të fundit me gazetaren Jeta Xharra, ku u përball me kritika të forta nga Bajram Rexhepi për mosrealizimin e projekteve dhe premtimeve në Tetovë, kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami, duket se po shmang përballjet publike.

Sonte në emisionin Top Tema në televizionin Telma është paralajmëruar debat mes kandidatëve për zgjedhjet e ardhshmeër Tetovën, por Bilall Kasami mungon. Kjo mungesë është interpretuar nga shumëkush si shmangie nga ballafaqimi me realitetin në Tetovë, ku qytetarët gjithnjë e më shumë shprehin pakënaqësi për mungesën e rezultateve konkrete në qeverisje.

Ikja nga debatet publike mund të shihet si një tregues i mungesës së guximit për të përballuar kritikat dhe për të dhënë llogari para qytetarëve sidomos në prag të zgjedhjeve, kur transparenca dhe llogaridhënia janë më të rëndësishme se kurrë.

Banner

Related posts

Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditë jo pune gjatë zgjedhjeve

Gjyla Halili

Rreziku nga i nxehti, Brataj këshillon qytetarët: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë edhe në hije është e rrezikshme!

admin

Haki Abazi në mbështetje të Frontit Europian

Gjyla Halili