AKTUALE

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është gurthemel i shtetit multietnik, paqes dhe stabilitetit në vend.

“E dëgjoj shpesh nga politikanët maqedonas që përmendin nacionalizmin. Unë them, duhet të jemi bashkë, shqiptarë, turq, boshnjakë, romë , për të ruajtur Marëveshjen e Ohrit, për t’i ruajtur institucionet që na bashkojnë, për t’i mbrojtur të drejtat e çdo komuniteti”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të rrezikuar këtë marrëveshje është kërcënim për të ardhmen e të gjitha komuniteteve, jo vetëm të shqiptarëve.

“Marrëveshja e Ohrit e çoi Maqedoninë në NATO dhe e vendosi në rrugën drejt BE-së. Kush e sulmon këtë marrëveshje, nuk e do as shtetin, as paqen,” u shpreh Ahmeti.

Banner

Related posts

“Lufta e nënshkrimeve” pralajmëron një garë interesante mes Osmanit dhe Taravarit, cili do del fitues?!

Gjyla Halili

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Gjyla Halili

BDI do të ketë bartës të listave në Dibër, Saraj dhe Vrapçisht – konfirmohen emrat

Gjyla Halili