AKTUALE

KOORDINATORI I MEDRESESË BASHKË ME STAFIN E TIJ VIZITOJNË MYFTININË E TETOVËS

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, me bashkëpunëtorë, sot në ambientet e Myftinisë priti Koordinatorin e Medresesë Isa Beu – Paralelja e Vajzave në Tetovë, Dr. Beqir ef. Memeti, bashkë me stafin e tij prej profesorëve dhe profesoreshave.

Gjatë kësaj vizite u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Myftinisë dhe Medresesë, si dhe për aktivitetet edukative e fetare që ndihmojnë në forcimin e vlerave morale dhe zhvillimin e brezit të ri, sidomos sektorit të gjinisë femërore.

Në fund të takimit, stafi i Medresesë i dëshiroi Myftiut dhe ekipit të tij shëndet dhe shumë suksese në punën e tyre fisnike në shërbim të fesë, atdheut dhe besimtarëve në përgjithësi.

Banner

Related posts

KSHZ: Votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të zhvendosurit brenda vendit dhe diaspora

Gjyla Halili

Mickovski prezantoi bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, mbetet të caktohet vetëm bartësi në Njësinë numër 5

Gjyla Halili

Trumpi thotë se do ta vizitojë Gazën

Gjyla Halili