Mbi 700 gra u bashkuan sonte në takimin madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, në një atmosferë të mbushur me energji, dinjitet dhe vendosmëri.
Ngjarja, e cila u zhvillua në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 19 tetorit, shënoi një moment të veçantë për përfshirjen dhe fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore të qytetit.
Në këtë mbrëmje të veçantë u prezantuan kandidatet për këshilltare komunale, të cilat u pritën me entuziazëm nga të pranishmet.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i cili dha mbështetjen e tij të fuqishme për angazhimin e grave dhe rolin e tyre si faktor i rëndësishëm në zhvillimin e komunitetit.
Në fjalën e tij, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, z. Bajram Rexhepi, vlerësoi kontributin e grave në çdo fushë të jetës dhe theksoi se programi i tij synon të krijojë më shumë mundësi për përfshirjen aktive të tyre në vendimmarrje.
“Gratë janë shtylla e çdo familjeje dhe çdo shoqërie. Bashkë me to, ne do të ndërtojmë një Tetovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar,” – u shpreh Rexhepi.
Ngjarja u organizua në muajin Tetor – muajin e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, dhe bashkoi gra nga të gjitha moshat, profesionet dhe lagjet e Tetovës për një qëllim të përbashkët: fitoren më 19 tetor.
Atmosfera e mbrëmjes u karakterizua nga uniteti, përkushtimi dhe motivimi për të kontribuar në përmirësimin e jetës në qytet përmes pjesëmarrjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse.
#BashkëPërTetovën ✅
#bashke_per_tetoven_4














