AKTUALE

Komuna e Kërçovës ndan 60 bursa për studentë

Shpallje publike për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Kërçovës njofton opinionin publik se, duke filluar nga data 8 gusht 2025, është shpallur konkursi për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2025/26.
Shpallja është publikuar në gazetë ditore dhe në faqen zyrtare të Komunës së Kërçovës.

Komuna e Kërçovës tashmë 8 vite me radhë shpërblen dhe përkrah studentët e saj përmes ndarjes së bursave për një vit akademik.
Këtë vit janë paraparë gjithsej 60 bursa, secila me vlerë prej 4.000 denarë në muaj, të cilat do të jepen për një periudhë prej 8 muajsh.

Kategoritë e bursave për vitin akademik 2025/26:

30 bursa për studentët me sukses të lartë akademik

30 bursa për studentët me gjendje të rëndë ekonomike

Afati i aplikimit:
Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës, jo më vonë se data 15 tetor 2025.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim mund të gjendet në linkun e mëposhtëm në faqen zyrtare të komunës.

Për çdo informacion shtesë, studentët mund të drejtohen në zyrat e Komunës së Kërçovës./Tv. Gurra

Banner

Related posts

TRIBUNË SHKENCORE ME RASTIN E DITËS SË ALFABETIT

Gjyla Halili

BDI akuzoi Komunën e Çairit se po merr 2 milionë euro borxh për shlyerje të borxheve

Gjyla Halili

Për tre muaj nga Gjermania janë dëbuar 483 shtetas të Maqedonisë

Gjyla Halili