AKTUALE

Komuna e Kërçovës ndan 60 bursa për studentë

Shpallje publike për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Kërçovës njofton opinionin publik se, duke filluar nga data 8 gusht 2025, është shpallur konkursi për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2025/26.
Shpallja është publikuar në gazetë ditore dhe në faqen zyrtare të Komunës së Kërçovës.

Komuna e Kërçovës tashmë 8 vite me radhë shpërblen dhe përkrah studentët e saj përmes ndarjes së bursave për një vit akademik.
Këtë vit janë paraparë gjithsej 60 bursa, secila me vlerë prej 4.000 denarë në muaj, të cilat do të jepen për një periudhë prej 8 muajsh.

Kategoritë e bursave për vitin akademik 2025/26:

30 bursa për studentët me sukses të lartë akademik

30 bursa për studentët me gjendje të rëndë ekonomike

Afati i aplikimit:
Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës, jo më vonë se data 15 tetor 2025.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim mund të gjendet në linkun e mëposhtëm në faqen zyrtare të komunës.

Për çdo informacion shtesë, studentët mund të drejtohen në zyrat e Komunës së Kërçovës./Tv. Gurra

Banner

Related posts

KSHZ-ja i komunikon mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare

Gjyla Halili

Zef Berishaj përkujton 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Gjyla Halili

BDI Gostivar emëron Nexhati Jakupin shef të Shtabit – Aktivizim maksimal për fitoren bindëse të tetorit

Gjyla Halili