AKTUALE

Bajram Rexhepi: Premtimet e rreme të pushtetit në ikje e kanë lënë lagjen Jashtë-Vardarit pa ujë dhe me rrugë të shkatërruara

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte vizitoi lagjen Jashtë-Vardarit, ku bashkë me banorët pa nga afër gjendjen e rënduar pas ndërprerjes së punimeve për ujësjellësin.

Sipas Rexhepit, punimet e nisura janë lënë përgjysmë, duke shkaktuar dëmtime në rrugë, dëme në automjete dhe mungesë të ujit për dhjetëra familje.

“Premtimet e rreme janë kthyer në makth për banorët. Kjo është pasqyra e një pushteti që punon pa plan, pa përgjegjësi dhe pa respekt për qytetarët,” tha Bajram Rexhepi gjatë takimit me banorët.

Ai theksoi se Tetova meriton zhvillim të planifikuar dhe dinjitet për çdo lagje, duke shtuar se më 19 tetor qytetarët do të kenë mundësinë t’i japin fund “modelit të dështuar të keqmenaxhimit”.

“Ne do të punojmë me përkushtim që çdo familje të ketë ujë të pastër, infrastrukturë funksionale dhe institucione që i shërbejnë qytetarëve, jo interesave partiake,” shtoi Rexhepi.

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, po vazhdon takimet me qytetarët në të gjitha lagjet e Tetovës, me synimin për të paraqitur programin e tij për një Tetovë me plan, përgjegjësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Dënoj në formën më të ashpër tentativën për atentat ndaj Presidentit Tramp

Gjyla Halili

Qeveria e re, Mickoski: Jam në komunikim me liderët e VLEN-it

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Mbi 603,000 pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në tremujorin e parë të 2024

Gjyla Halili