AKTUALE

Fatmir Dehari pritet me përqafime dhe mbështetje të fuqishme nga mërgata në Zvicër

Banner

Kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka marrë një mbështetje të fuqishme dhe përqafime të sinqerta nga mërgata shqiptare në Zvicër, gjatë një takimi të organizuar nga Shoqata Kulturore “Kërçova – Zvicër”.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe motivuese, Dehari u prit me duartrokitje dhe entuziazëm, duke u vlerësuar si një figurë me përvojë, që ka treguar përkushtim në udhëheqjen e Kërçovës.

Takimi ishte një rast i rrallë bashkëbisedimi mes kandidatit dhe diasporës, ku Dehari shpalosi platformën e tij, ndërsa mërgimtarët u shprehën të vendosur për të kontribuar në zhvillimin e vendlindjes përmes mbështetjes politike dhe morale.

Ai theksoi se z. Limani ka qenë drejtor për 11 vite në ELEM, babai i Shkodran Alilit dy mandate kryetar gjyqi, ndërsa bartësi i listës së Alilit tre mandate drejtor – të gjitha me mbështetjen e BDI-së.

“Mërgata jonë ka qenë gjithmonë shtyllë e fortë për Kërçovën. Kjo mbështetje më jep forcë dhe përgjegjësi edhe më të madhe,” – deklaroi Dehari në fjalimin e tij.

Banner

Related posts

Zgjedhjet e parakohshme përsëri në lojë? LSDM e gatshme, Osmani mendon se zgjedhjet janë të nevojshme

Gjyla Halili

Gjelaj: Lidhje e fortë mes diasporës dhe Malësisë

Gjyla Halili

Zgjedhjet që nuk sjellin zgjidhje!

Gjyla Halili