AKTUALE

Bajram Rexhepi nga Sellca: Më 19 Tetor e kthejmë dinjitetin, e sjellim fitoren e madhe për Tetovën

Në një tubim të fuqishëm të mbajtur në Sellcë, kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, u prit me entuziazëm dhe përkrahje masive nga qytetarët e vendlindjes së tij.

Në një atmosferë të mbushur me emocione, Rexhepi falënderoi banorët e Sellcës për mikpritjen dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Falemnderit deri në përulësi, Sellca ime! Sonte dëshmuat se zemra e qëndresës dhe krenarisë rreh fort për Tetovën!”, tha ai, duke e konsideruar këtë mobilizim si një sinjal të qartë për ndryshimin që po vjen.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, Rexhepi u shpreh i bindur se qytetarët do të flasin me votë për një të ardhme më të drejtë, më dinjitoze dhe më të zhvilluar për Tetovën.

“Më 19 Tetor, së bashku do ta kthejmë dinjitetin dhe do të sjellim fitoren e madhe!”, tha Bajrami

Mesazhi i Rexhepit u prit me ovacione nga të pranishmit, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për të rikthyer shpresën dhe për të qeverisur në interes të të gjithë qytetarëve.

Banner

Related posts

Xharra-Osmanit: Pse je furnizu me naftë nga kompania ruse “Lukoil”?!

Gjyla Halili

Uta Ibrahimi po përgatitet për ngjitje në majën e tretë më të lartë në botë

Gjyla Halili

Në UBT u mbajt një diskutim i hapur rreth shëndetit publik me Prof. Pashko R. Camaj, Dr. PH

admin