AKTUALE

Taravari nga Sellca: Bajram Rexhepi shembull i një kryetari modest i Tetovës

Në një tubim madhështor në Sellcë, Arben Taravari, lider i Aleancës për Shqiptarët, dha mbështetje të plotë për kandidatin e AKI-së, Bajram Rexhepin, duke e quajtur atë shpresën e vetme për një Tetovë pa korrupsion dhe me zhvillim të qëndrueshëm.

“Tetova nuk mund të vazhdojë më me politika klienteliste dhe nepotizëm. Bajram Rexhepi është njeriu që do të sjellë ndryshimin e madh, do të hapë dyert për investime dhe do të krijojë mundësi për çdo qytetar,” tha Taravari, duke ftuar qytetarët të votojnë më 19 tetor për të ardhmen e qytetit.

Ky tubim ishte një manifestim i fuqishëm i mbështetjes për kandidatin e AKI-së, Bajram Rexhepi i cili premton qeverisje me transparencë dhe përgjegjësi.

Banner

Related posts

Maqedonia është vendi i 39-të më i mjerë në botë

admin

Ali Ahmeti pret shefin e OSBE Wahl: Beteja jonë nuk është për të qenë në Qeveri, por për dinjitet, barazi dhe Europë

Gjyla Halili

Besimtarët ortodoksë e festojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

Gjyla Halili