AKTUALE

Reagim i vëllait të dëshmorit Beqir Sadiku ndaj eksponentëve të VLEN-it nga Likova

Pas konferencës për shtyp të eksponentëve të koalicionit VLEN nga Likova, ka ardhur një reagim i ashpër nga vëllai i dëshmorit Beqir Sadiku, i cili ka akuzuar përfaqësuesit e këtij koalicioni për, siç thotë ai, “hipokrizi dhe keqpërdorim të familjeve të dëshmorëve për qëllime politike”.

Në reagimin e tij publik, ai shprehet se përkundër premtimeve, përfaqësuesit e VLEN-it nuk kanë bërë asgjë për familjet e dëshmorëve gjatë 18 muajve të qeverisjes së tyre. Përkundrazi, sipas tij, disa familjarë janë larguar nga puna dhe komisionet, duke u përballur me vështirësi të qëllimshme.

“Kur kritikoni dikë, së pari pyetni veten: çfarë keni bërë ju për familjet e dëshmorëve? Ju jeni 18 muaj në pushtet dhe nuk keni bërë asnjë punësim për familjarët e tyre. Përkundrazi, i keni larguar nga puna dhe komisionet, në bashkëpunim me patronin tuaj Mickovskin,” – thuhet në reagim.

Ai kujton se në vitin 2023 ishte propozuar nga deputeti Elmi Aziri për një komision, për t’u ndihmuar në një periudhë të vështirë, pasi bashkëshortja e tij vuante nga kanceri dhe përballej me shpenzime të mëdha për terapi.

“Në vend që të ndihmonit, më hoqët edhe nga ai komision, vetëm që ta rëndonit edhe më shumë situatën time. Unë ndoshta mund t’ju fal, por gruaja ime jo, sepse sot ajo nuk jeton më,” – ka deklaruar ai.

Në reagim ai gjithashtu akuzon përfaqësuesit e VLEN-it për keqpërdorim të emrit të vajzës së dëshmorit Beqir Sadiku në interes të fushatës zgjedhore.

“Pasi morët pozitat qeveritare, punësuat familjarët tuaj, ndërsa për 18 muaj nuk bëtë asgjë për vajzën e vëllait tim. Dhe sot papritur ju kujtohet se ajo ka nevojë për punësim,” – shton ai.

Related posts

Fondi për Inovacione jep sqarime për firmat Thor Industries dhe Everest XhD

admin

Shaqiri: Tetova me​ konvikt sh­tetëror për student, objekti është ndërt­uar dhe për momentin po pajiset

admin

Bujar Osmani: Integrim para anëtarësimit – ndryshimi i qasjes “gjithçka ose asgjë”

admin