AKTUALE

“Tokën e njohin më mirë ata që e punojnë – Bexheti: “Përkrahje dhe dinjitet për fermerët e Sarajit –

Sot, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, kryetarin aktual Iljas Veseli, bartësin e listës për këshilltarë dhe deputetin Blerim Bexheti, patëm kënaqësinë të takohemi me fermerët, blegtorët dhe bujqit e komunës.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e punës së tyre dhe nevojën për kushte më të mira, mbështetje të vazhdueshme dhe politika të drejta që promovojnë zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekonominë lokale.

“Tokën e njohin më mirë ata që e punojnë. Ata që çdo ditë punojnë me duart e tyre për të ushqyer vendin, meritojnë vëmendje dhe përkrahje,” u shprehën përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Më 19 tetor, qytetarët e Sarajit do të zgjedhin jo vetëm një pushtet lokal, por edhe një drejtim të ri që synon zhvillim, drejtësi dhe mbështetje për çdo qytetar. Fitore e Aleancës Kombëtare për Integrim do të jetë një fitore e dinjitetit, e punëtorit dhe e fermerit.

Banner

Related posts

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata

Gjyla Halili

Jusufi: Fitorja e BDI-së është punë e kryer sepse të gjitha indikacionet e thonë këtë, Tetovarët do të ia japin përgjigjen Mickovskit me 8 Maj

Gjyla Halili

Shkëlqen Nora, fiton të artën e parë të vitit

admin