AKTUALE

Banorët e lagjes Shaip Kamberit mirëpresin me entuziazëm kandidatin e Aki-së Bajram Rexhepi

Në lagjen Shaip Kamberi, një nga më të vjetrat dhe më arsimdashëset e Tetovës, është hapur sot një shtab i ri i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI). Banorët e zonës pritën me mikpritje dhe entuziazëm këtë iniciativë, duke shprehur përkrahjen e tyre për zhvillimet e ardhshme në qytet.Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, theksoi se hapja e këtij shtabi synon të afrojë komunitetin dhe të krijojë një platformë për bashkëpunim, me qëllim që Tetova të përjetojë ditë më të mira dhe më me dinjitet për të gjithë qytetarët.AKI dhe Rexhepi angazhohen për një qeverisje të hapur dhe transparente, duke promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit në të gjitha aspektet.#BashkëPërTetovën

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Filipçe është gati të tregtojë me identitetin maqedonas vetëm për të ardhur në pushtet

Gjyla Halili

Kovaçevski pret mbështetjen për ligjet për Korridoret

admin

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

Gjyla Halili