AKTUALE

Administrata publike drejt standardeve evropiane – takim Dukaj–Minçev në Shkup

Dukaj – Minçev, theks i përbashkët në forcimin e administratës publike përmes bashkëpunimit rajonal

Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj, zhvilloi sot në Shkup një takim pune me Ministrin e Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Goran Minçev.

Gjatë takimit, ministri Dukaj prezantoi objektivat dhe rezultatet e deritanishme të Ministrisë së Administratës Publike, si dhe projektet që synojnë tejkalimin e sfidave në rrugën e reformës dhe digjitalizimit. Ai theksoi rëndësinë e përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit para-negociator për anëtarësim.

Ministri Dukaj shprehu gjithashtu kënaqësinë për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm për realizimin e objektivave të përbashkëta.

Banner

Related posts

Misovski, Zajkova dhe Iljaz mund të bëhen pjesë e shumicës?

Gjyla Halili

Taravari: Azir Aliu ishte personi i parë që ka komunikuar me Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Lëvizja BESA themelon nëndegën në fshatin Vrapçisht

Gjyla Halili