AKTUALE

Faton Ahmeti: Historia ka dëshmuar që kur janë shqiptarët bashkë, s’ka fuqi që i mposht

Banner

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm zgjedhor i BDI-së, Faton Ahmeti, pas tubimit madhështor të Koalicionit AKI, në Shkup, ka theksuar se historia ka dëshmuar që kur janë shqiptarët bashkë, s’ka fuqi që i mposht.

Z. Ahmeti ka deklaruar se “Sonte shqiptarët dëshmuan që nuk lejojnë të nëpërkëmbet dinjiteti, historia dhe të arriturat”.

Postimi i plotë i tij:

Ky masovitet, ky bashkim i shqiptarëve do të shënojë faqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

19 tetori do të jetë REFERENDUM për t’ju treguar të gjithë atyre që tentojnë të shtypin shqiptarët, se historia ka dëshmuar që kur janë shqiptarët bashkë, s’ka fuqi që i mposht.

Mesazhi ynë në këto zgjedhje është i qartë: BASHKË!!!

Pra,

Bashkë – do të mbrojmë vlerat e brezave që sakrifikuan për liri dhe dinjitet.

Bashkë – do të punojmë për çdo shqiptar,

Bashkë – do të qëndrojmë pranë të rinjve që kërkojnë mundësi dhe shpresë.

Që të gjithë, Bashkë – do të marshojmë drejt fitores!

Bashkë do të fitojmë, dhe bashkë do të festojmë më 19 tetor!

Ju faleminderit!

#bashkë #AKI

Banner

Related posts

Shaqir Palushi zgjidhet Anëtar Nderi i PRAK

Gjyla Halili

VLEN përjashton Arben Taravarin, koalicioni vazhdon i bashkuar pa të

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovë Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili natën e madhe të Kadrit taravinë e fali në Xhaminë e Larme

Gjyla Halili