Një bashkëpunim i papritur, por mjaft i mirëpritur, ka ndodhur në skenën filmike në Zvicër. Dy aktorë me prejardhje nga Kërçova, Besa Rraqi dhe Flamur Arslani, janë bërë pjesë e të njëjtit projekt filmik të një producenti zviceran.
Besa Rraqi, e njohur për angazhimin e saj në seriale dhe projekte filmike në Kosovë e më gjerë, vazhdon të dëshmojë përkushtim dhe sukses në botën e aktrimit.
Ajo është aktualisht pjesë e disa projekteve televizive dhe artistike që kanë fituar vëmendje.
Nga ana tjetër, Flamur Arslani, pas një pauze katër deri pesëvjeçare për arsye personale, kthehet fuqishëm në skenën filmike.
Ftesa e ardhur nga regjisori zviceran shënon një rikthim të shumëpritur dhe një mundësi për ta sjellë sërish talentin e tij para kamerave.
Ky bashkëpunim i veçantë tregon edhe njëherë fuqinë e artit për të bashkuar njerëz, pavarësisht distancave apo ndërprerjeve në karrierë. Projekti pritet të nisë xhirimet së shpejti, ndërsa detaje të tjera do të bëhen publike nga produksioni.
Përveç Rraqit dhe Arslanit, pjesë e kastit janë edhe aktori italian Claudio De Santo Troy, i njohur për interpretimet e tij të fuqishme, si dhe Isa Cuki nga Podujeva e Kosovës, një emër premtues në skenën filmike./Tv Gurra