AKTUALE

Rrugët me emra personalitetesh shqiptarë në Shkup, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën e “Levicës”

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën e “Levicës” për të kontestuar vendimin për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Shkup, gjatë mandatit të Petre Shilegov.

“Levica” ka kontestuar emërimin e rrugëve me emra të personaliteteve sikurse Adem Demaçi, Ernest Koliqi, Mit`hat Frashëri dhe Sulë Hotla, duke e quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ky vendim i miratuar nga pushteti I atëhershëm lokal LSDM-BDI ishte një masë populiste për të mobilizuar vota zgjedhore nga trupi votues shqiptar dhe në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për emërimin e rrugëve, urave dhe shesheve. Ligji ofendon ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas dhe shkakton ndasi midis bashkësive etnike” – thonë nga “Levica” duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese se me këtë vendim legjitimon procesin e fshirjes së ASNOM-it.

Banner

Related posts

ESHS: Ulet numri i nxënësve edhe në arsimin fillorë edhe në atë të mesëm

Gjyla Halili

Trump premton ‘Kupolën e Artë’, supermburoja raketore amerikane gati deri në fund të mandatit

Gjyla Halili

Zv. Kryeministri Nik Gjeloshaj reagon për rastin e arrestimit të Dodë Ivanajt: “Çdo tentativë për frikësim ndaj shqiptarëve do të dështojë”

Gjyla Halili