AKTUALE

Krenar Lloga reagon: Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët nga ASH – Ziadin Sela, Krenar Lloga, ka reaguar pas votimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB.

“Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!”, ka deklaruar Lloga.

Ai e ka cilësuar të papranueshëm arsyetimin e koalicionit qeveritar vLEN, sipas të cilit ministri Mucunski ka votuar “në mënyrë të pavarur”.

“Arsyetimi se Ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, voton kokë më vete kundër Palestinës në OKB është i turpshëm, është ofendim i inteligjencës sonë individuale dhe kolektive. Ai votim përfaqëson Qeverinë (vLEN–DPMNE) dhe të gjithë ne si RMV-në”, ka theksuar Lloga.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Atmosfera e fitores së “Frontit Evropian” gjithandej, vota për Bujarin, është për shtetin e qytetarët

Gjyla Halili

Borrell: Takimi Kurti-Vuçiq, më 14 shtator

admin

VLEN ndryshoi fjalët më shpesh se “çorapat” për ndryshimet kushtetuese në RMV

Gjyla Halili