AKTUALE

Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor e UT-së dhe Northern Illinois University angazhohen për forcimin e dialogut dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit

Banner

Universiteti i Tetovës sot priti një delegacion nga Northern Illinois University (NIU), i cili realizoi një vizitë zyrtare në Qendrën për Paqe dhe Komunikim Transkulturor. Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të urave me institucione prestigjioze të arsimit të lartë.
Delegacioni u prit nga drejtoresha e Qendrës, Mr. Sc. Donika Kamberi, e cila prezantoi një pasqyrë të gjerë të veprimtarisë dhjetëvjeçare të Qendrës, duke përfshirë: zhvillimin e projekteve kërkimore të fokusuara në çështjet e paqes dhe komunikimit ndërkulturor; botimin e punimeve shkencore dhe librave që trajtojnë tematika të ndërlidhura me studimet për paqe dhe dialogun ndërkulturor; organizimin e konferencave, forumeve dhe tryezave shkencore; si dhe aktivitetet e shumta të bashkëpunimit akademik me institucione universitare dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë kontribuar në fuqizimin e rolit të Qendrës si promotor i dialogut, respektit dhe mirëkuptimit reciprok.
Gjatë diskutimeve, palët ndanë përvoja dhe praktika të mira në fushën e studimeve për paqe dhe komunikim ndërkulturor, si dhe shqyrtuan mundësitë për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta akademike e kërkimore, mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe organizimin e projekteve e konferencave të përbashkëta.
Universiteti i Tetovës mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me universitete nga e gjithë bota, duke e parë arsimin dhe shkencën si mjete themelore për kultivimin e paqes, mirëkuptimit dhe dialogut ndërkulturor.

Banner

Related posts

Java e tretë e marsit me mot të nxehtë –  temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Gjyla Halili

Mexhiti: BDI u bë parti periferike, i ka skaduar afati

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Nuk e mbështesim ligjin për të prekurit nga Koçani për shkak të hipokrizisë së LSDM-së dhe Venko Filipçes

Gjyla Halili