AKTUALE

Osmani: Ratifikimi i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit i rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e njerëzve dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor

Tri marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, që janë në kuadër të Procesit të Berlinit që sot i ratifikoi Kuvendi, janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, potencoi Osmani në publikimin e tij.

Kuvendi në seancën e 111-të i ratifikoi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit – për njohje të ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Pasi komisionet amë nuk kanë dorëzuar propozim të plotësuar, deputetët pa debat i sollën: Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve në kontekst të Marrëveshjes qendrore evropiane për tregti të lirë.

Banner

Related posts

Reisul Ulema merr pjesë në iftarin tradicional të organizuar në Medresenë Isa Beu

Gjyla Halili

Kreu i Bogovinës, Emshiu: Fillon rekonstruimi i tërësishëm i rrugës Bogovinë-Novosellë-Urviç

Gjyla Halili

Përvjetori i lindjes së Ismet Jasharit – Komandant Kumanova

admin

Leave a Comment