AKTUALE

Blerim Bexheti: Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, liria nuk mund të akuzohet

Deputeti Blerim Bexheti ka shprehur mbështetjen e tij për luftën e drejtë të UÇK-së dhe për ish-luftëtarët që sot po përballen me procese gjyqësore.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe e drejtë për lirinë e popullit shqiptar, e mbështetur nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Nuk mund të ketë drejtësi kur ajo ndërtohet mbi trillime politike dhe skenarë të përgatitur nga armiqt e vendit,” – u shpreh Bexheti.

Ai theksoi se liria e fituar me gjak nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve, duke nënvizuar se sakrifica e ushtarëve të UÇK-së mbetet e shenjtë.

“Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj!”, përfundoi deputeti Bexheti.

Banner

Related posts

Mbi 1,300 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë do t’i ndjekin zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Syarta Saliju Osmani reagon: “Kërçova nuk është Kichevo – ku është reagimi i përfaqësuesve shqiptarë në Kuvend?”

Gjyla Halili

Osmani në takim me kongresistin Turner: Mbështetja e ShBA-ve është esenciale

admin