AKTUALE

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Banner

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e dalluar, Naser Veliu, i cili aktualisht vijon studimet e tij në Angli.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mundësitë e mbështetjes që komuna do t’u ofrojë studentëve të dalluar nga Gostivari, sidomos atyre që kanë ambicie për të ndjekur studimet e tyre në universitete prestigjioze, si në Angli – konkretisht në Manchester.

Kryetari Limani theksoi se investimi në rininë e arsimuar është investim për të ardhmen e qytetit dhe se komuna do të qëndrojë pranë të rinjve që duan të arrijnë suksese ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Naser Veliu shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në përkrahje të studentëve me potencial, duke ndihmuar ata që synojnë rrugën akademike jashtë vendit.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një platforme bashkëpunimi mes komunës dhe studentëve të dalluar, duke i dhënë prioritet zhvillimit arsimor dhe profesional të gjeneratës së re të Gostivarit.

Banner

Related posts

Grubi: Ali Ahmeti do të jetë edhe një mandat kryetar, BDI-ja do të ketë njerëz të rinjë

admin

Lordi Robertson, Solana dhe Ollbrajt, shpallen “Qytetar Nderi” të Drenasit, Lladrovci falënderon asamblistët për votimin njëzëri

Gjyla Halili

Fraksioni i BDI-së: Takim dhe vendime të ndërmara në mbledhjen tinzare të kryesisë së BDI-së

admin