AKTUALE

MONOLLËT E POLLATËS – BRUMI I PARË I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Pushkët e Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli, më 13 Shtator 1990, por edhe të tjerë pjestarëve e luftëtarëve kreshnik të Pollatës, që mbetën gjallë dhe i shpëtuan rrethimit të hekurt dhe vrasjeve të sigurta, si luftetari e trimi i madh dhe heroi i gjallë i asaj beteje heroike e historike, Ibush Munolli, por edhe të tjerë si Muhamet Latifi, Munoll Munolli, Sejdi Zeneli, burra e gra të Munollëve trima e sypatrembur, jehuan dhe i goditën e pamëshirshëm tanket dhe autoblindat serbe, policët dhe ushtarët pushtues!

Brumi i parë i madh kombëtar ushtarak çlirimtar konkret, kundër forcave militare të Serbisë pushtuese, u gatua dhe prova rezultoi të jetë e suksesshme në lagjen heroike të Monollëve të pamposhtur, në Pollatën Legjendare të krahinës së Llapit!

Monollët e Pollatës ishin dhe mbetën, një nga bazat e fuqishme të gatimit të brumit të UÇK-së!

Përleshja ballë për ballë e Monollëve trima e të papërkulur, ishte shembulli i parë dhe i madh, një nga provat gjenerale, se me Serbinë dhe me forcat e saj ushtarako-policore, edhe në rrethim, mund të luftohet dhe të fitohet!

Lavdi e përjetshme Heronjëve të Kombit Besim Latifi dhe Skender Monolli!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Shtator 2025!

Banner

Related posts

Ministrat turq në bisedime në Bagdad përpara vizitës së Erdoganit

Gjyla Halili

BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare

Gjyla Halili

Anton Marku Junçaj ,Shenjtori i Gjallë i Kujtesës Kombëtare Shqiptare…

Gjyla Halili