AKTUALE

Fillimi i Vitit të Ri Akademik në Medresenë Isa Beu – Vizitë e Lartë në Paralelen e Vajzave në Tetovë

Në rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026, paralelja e vajzave e Medresesë “Isa Beu” në Tetovë u nderua me një vizitë të veçantë. Reisul ulema Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të Rijasetit, Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemail dhe drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam Islami, morën pjesë për të uruar nxënëset dhe stafin arsimor me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor dhe njëherit edhe programin e ri pas akreditimit të Medresesë.

Delegacioni u prit nga koordinatori i paraleles së vajzave në Tetovë, Dr. Bekir Memeti, së bashku me stafin arsimor. Në këtë takim u theksua rëndësia e edukimit fetar dhe moral për gjeneratat e reja, duke i inkurajuar nxënëset që ta shfrytëzojnë këtë periudhë të formimit të tyre si një mundësi të çmuar për dijen dhe vlerat islame.

Reisul ulema Shaqir ef. Fetai, në fjalën e tij, shprehu kënaqësinë për sukseset dhe zhvillimet që ka shënuar Medreseja “Isa Beu” ndër vite dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme institucionale për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kushteve të nxënësve.

Vizita përfundoi me urime të përzemërta për një vit akademik të mbarë, të frytshëm dhe plot suksese, duke e vendosur theksin tek rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve fetare dhe arsimore për rritjen e brezit të ri në frymën e dijes dhe moralit të lartë islam.

Banner

Related posts

Mot me vranësira dhe erë të lehtë

Gjyla Halili

Mot me vranësira lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

admin

Sela: Zot shtëpie të bën nderi, besa dhe fjala e dhënë, e kur nuk i ke këto nuk ke as shtëpi e as derë

Gjyla Halili