AKTUALE

Fillimi i Vitit të Ri Akademik në Medresenë Isa Beu – Vizitë e Lartë në Paralelen e Vajzave në Tetovë

Në rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026, paralelja e vajzave e Medresesë “Isa Beu” në Tetovë u nderua me një vizitë të veçantë. Reisul ulema Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të Rijasetit, Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemail dhe drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam Islami, morën pjesë për të uruar nxënëset dhe stafin arsimor me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor dhe njëherit edhe programin e ri pas akreditimit të Medresesë.

Delegacioni u prit nga koordinatori i paraleles së vajzave në Tetovë, Dr. Bekir Memeti, së bashku me stafin arsimor. Në këtë takim u theksua rëndësia e edukimit fetar dhe moral për gjeneratat e reja, duke i inkurajuar nxënëset që ta shfrytëzojnë këtë periudhë të formimit të tyre si një mundësi të çmuar për dijen dhe vlerat islame.

Reisul ulema Shaqir ef. Fetai, në fjalën e tij, shprehu kënaqësinë për sukseset dhe zhvillimet që ka shënuar Medreseja “Isa Beu” ndër vite dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme institucionale për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kushteve të nxënësve.

Vizita përfundoi me urime të përzemërta për një vit akademik të mbarë, të frytshëm dhe plot suksese, duke e vendosur theksin tek rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve fetare dhe arsimore për rritjen e brezit të ri në frymën e dijes dhe moralit të lartë islam.

Banner

Related posts

Përmbushet edhe një zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga, miratohet Ligjii për menaxhim me pronë të konfiskuar

Gjyla Halili

Qeveria nënshkroi Marrëveshje me një kompani zvicerane, të paktën shtatë milionë euro investim dhe 200 vende të reja të punës

Gjyla Halili

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë ende shumë e paqëndrueshme

admin