AKTUALE

BDI: Ministrja serbe me akuza ndaj BDI-së rikthen narrativat e “çlirimit” përmes pushtimit, OBRM-PDUKM-VLEN s’bëjnë zë

BDI ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres serbe Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, e cila tenton të legjitimojë pushtimin serb të Maqedonisë dhe Kosovës si “çlirim”

“Shprehim indinjatë të thellë e dënon video-mesazhin e publikuar nga ministrja serbe Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, e cila, duke i përsëritur të njëjtat teza të rrezikshme, tenton të legjitimojë pushtimin serb të Maqedonisë dhe Kosovës si “çlirim”, pavarësisht masakrave të shumta ndaj popullatës civile, ndaj shqiptarëve, maqedonasve dhe shqiptarëve ortodoks.

Ky është revizionizëm historik i pastër, që synon të relativizojë okupimin dhe dhunën shtetërore të ushtruar mbi shqiptarët dhe popujt e tjerë të rajonit. Për më tepër, ky narrativ, i shprehur hapur nga një ministre e Qeverisë së Serbisë, është përpjekje për ta institucionalizuar “botën serbe” në Maqedoninë e Veriut, që ka marrë hov me qeverinë aktuale.

E gjithë kjo ndodh në mungesë të çdo reagimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila përmes veprimeve konkrete, e sidomos përmes miratimit edhe nga partnerët e saj të VLEN-it, e legjitimon këtë diskurs. Kjo qasje nuk është neutralitet, kjo është pajtim i qartë me projektet nacionaliste të Beogradit”, tonë nga BDI.

Nga atje thonë se qëndrojnë fuqishëm kundër çdo forme të shtrembërimit dhe revizionizmit historik dhe kundër përpjekjeve për ta vendosur atë si politikë shtetërore në vend. Historinë nuk mund ta rishkruajnë me qasje shoviniste, e aq më pak ta institucionalizojnë me bekimin e qeverisë aktuale.

Banner

Related posts

Menduh Thaçi lartëson Ali Ahmetin: Është si arra e fortë te shqiptarët

Gjyla Halili

LSDM kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Onkologjisë, Taravarit dhe Klekovskit

Gjyla Halili

LSDM do të mbajë kongresin e 30-të, pritet zgjedhje e organeve më të larta të partisë

Gjyla Halili