AKTUALE

“Mbushja e një grope kushton 72.000 denarë në Çair, 6.000 në Qendër”, Osmani akuzon për shpenzimet të pamatura në Çair

Banner

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, kritikoi ashpër keqpërdorimin e mjeteve publike në komunë, duke e krahasuar çmimin për mbushjen e gropave me atë në Komunën Qendër.

“Një gropë, shikoni një akt në rrugë, një gropë e mbuluar me kushte 50 cm. E dini sa është tenderi që e ka nënshkruar komuna? 72.000 denarë. Është mbuluar një gropë. E dini sa kushton në Komunën Qendër? 5.000-6.000 denarë”, tha Osmani para qytetarëve.

Ai shtoi se ky është vetëm një shembull se si, sipas tij, “komunën e kanë trajtuar si bandë, duke marrë edhe denarin e fundit”.

“Këtë dua ta ndryshoj”, theksoi Osmani, duke shtuar se qytetarët nuk kërkojnë vetëm fytyra të reja në politikë, por një ndryshim rrënjësor në mënyrën e qeverisjes.

“Sepse qytetarët nuk kërkojnë ndërrim të politikanëve. Ata kërkojnë ndërrim të kulturës së funksionimit dhe qeverisjes. Kërkojnë ndershmëri, kërkojnë disiplinë, kërkojnë përkushtim për nevojat e tyre,” tha Osmani.

Banner

Related posts

Lladrovci përkujton heroin Asllan Fazliu: I pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë

Gjyla Halili

“Riaktivizohet sa herë rilindja është në krizë”, Meta: Skam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA

admin

Drejtori Rustemi zbulon se “Komuna e Çairit fajëson të tjerët për kaosin që vetë e krijon”

Gjyla Halili