AKTUALE

Ambasada e SHBA-së me rastin e 8 Shtatorit: E çmojmë partneritetin e fuqishëm me Maqedoninë e Veriut

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një kumtimi në Facebook dërgoi urime me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së shtetit.

“Urime dita e pavarësisë! Ky vit është me rëndësi të posaçme sepse shënojmë edhe 30 vite marrëdhënie diplomatike mes vendeve tona. Gjatë tre dekadave, ndërtuam partneritet të fuqishëm – duke punuar së bashku në dip,omaci, siguri, arsim, kulturë dhe të tjera”, ceketnë kumtesën nga Ambasada e SHBA-së.

Nga Ambasada e cekin edhe urimin nga sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio, në të cilin thuhet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit për përforcim të sigurisë kolektive dhe promovimit të prosperitetit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u dërgoj urime popullit të Maqedonisë së Veriut në ditën kur e festoni 34-vjetorin e pavarësisë suaj dhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e çmojnë partneritetin e Maqedonisë së Veriut në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit global. Si aleate e NATO-s e përkushtuar në mbrojtjen e paqes dhe lirisë, premtimi juaj për shpenzime të rritura për mbrojtjen në samitin e NATO-s këtë verë, e thekson përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj qëllimeve tpna të përbashkëta të sigurisë. Përderisa e shënojmë këtë pikë kthese në marrëdhëniet tona, Shtetet e bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara në thellimin e bashkëpunimit tonë për përforcim të sigurisë kolektive, luftën kundër kanosjeve transnacionale dhe promovimin e prosperitetit që krijon vende të punës”, ceket në urimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio.

Related posts

Ju ka pickuar mushkonja? Kjo është mënyra se si po atë çast të zhduken ënjtja dhe skuqja

admin

Seancë maratonike, deputetët diskutuan për ministrat e rinj deri në orën 2 pas mesnate

admin

Në zgjedhjet presidenciale në RMV do të mund të votojnë 2571 shtetas tanë të huaj

Gjyla Halili