AKTUALE

Tahir Livareka caktohet U.D. Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Komunal në Petrovec/ Faton Ahmeti: Shqiptarët tubohen rreth AKI-së – sepse bashkimi është garancia e dinjitetit kombëtar!

Sekretari gjeneral i Bdi-së, njëherit shef i shtabit qendrorë, Faton Ahmeti sot ka pritur në takim një grup anëtarësh të Bdi-së nga dega e Petrovecit.

Në këtë takim në atmosferë bashkëpunuese është vendosur që Tahir Livareka të caktohet U.D. Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Komunal.

“Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në organizimin e strukturave tona në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ku Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hyn e bashkuar, me vizion të qartë dhe program fitues për të ardhmen”- ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Pata kënaqësi të pres një grup anëtarësh të BDI-së nga dega e Petrovecit.
Në një atmosferë bashkëpunuese dhe mirëkuptimi, u dakorduam që z. Tahir Livareka të caktohet U.D. Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Komunal.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në organizimin e strukturave tona në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ku Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hyn e bashkuar, me vizion të qartë dhe program fitues për të ardhmen.

🇦🇱 Shqiptarët tubohen rreth AKI-së – sepse bashkimi është garancia e dinjitetit kombëtar!

Banner

Related posts

Bilall Kasami sot promovoi bulevardin e ri, të gjatë 700 metër

Gjyla Halili

Fondacioni “Golden Eagle” fton artistët me aftësi të kufizuara të aplikojnë për pjesëmarrje në ekspozitë

Gjyla Halili

Mexhiti: Kujdesemi për rritjen e rezistencës ndaj përmbytjeve të rajonit të Pollogut

Gjyla Halili