AKTUALE

Sellca pret birin e saj Bajram Rexhepi/ Ndez flakadanët e fitores për Tetovën

Mbrëmja e së dielës në fshatin Sellcë u shënua me një tubim madhështor në përkrahje të kandidatit për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Tubimi, i mbajtur në zemër të fshatit, mblodhi dhjetëra qytetarë, familjarë, miq dhe përkrahës të Rexhepit, të cilët me zemër të hapur shprehën besimin dhe përkrahjen për kandidatin që, siç u theksua, vjen me vizion dhe vullnet të palëkundur për të ndryshuar Tetovën.

“Fitorja nisi nga Sellca. Këtu, mes familjes sime, miqve dhe bashkëvendësve, ndjeva energjinë e vërtetë të ndryshimit. Për Sellcën dhe për Tetovën nuk do të premtojmë, por do të punojmë me përkushtim,” tha Bajram Rexhepi në fjalimin e tij para të pranishmëve.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij – Fatoni, Kreshniku, Arbëri dhe Blerimi – Rexhepi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe përfshirjen aktive të komunitetit në ndërtimin e një Tetove më të mirë.

Sellca, si një nga bastionet tradicionale të angazhimit qytetar, tregoi edhe një herë se është e gatshme të mbështesë alternativa të reja dhe zëra që sjellin shpresë për të ardhmen.

Banner

Related posts

NIKOLLË CAMAJ,një emër që i ban nder Kohës, një personalitet që e nderon Kombin e vet

admin

Bujar Osmani: “Balancuesi” ka pasur hapësirë për përmirësim mirëpo asesi të shfuqizohet!

Gjyla Halili

Tre intelektualë të rinj nga Kumanova i bashkohen Lëvizjes Demokratike!

Gjyla Halili