AKTUALE

“Kasami hesht ndaj Mickoskit – Furkan Saliu: Po i kërkon falje në kurriz të shqiptarëve”

Banner

Gazetari Furkan Saliu ka kritikuar ashpër kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin, pasi ky i fundit heshti përballë deklaratave nacionaliste të kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Saliut, Kasami në vend që të reagonte ndaj Mickoskit, i cili ofendoi Adnan Azizin, zgjodhi të justifikohej duke thënë se “BDI qëndron pas retorikës nacionaliste”.

“Prita që z. Kasami t’i përgjigjej Mickoskit për deklaratën e djeshme, por ai, në vend se të përgjigjej, në njëfarë mënyre i kërkoi falje duke u arsyetuar se BDI po e fut në retorikën nacionaliste. Jeni duke hyrë në grackën e Mickoskit për disa vota, ndërsa pasojat do të jenë afatgjata dhe të dhimbshme për kombin tonë”, ka shkruar Saliu.

Ai ia kujton Kasamit se:

Mickoski ka kërkuar shkarkimin e një drejtori shqiptar vetëm pse foli shqip;

Ka sulmuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, bandenterin dhe balansuesin;

Ka zhvilluar fushatë antishqiptare në zgjedhje;

Ka bllokuar ndryshimet kushtetuese dhe ardhmërinë evropiane.

“Z. Kasami, duhet fillimisht t’ia bëni të qartë vetes se çfarë jeni dhe çfarë doni të arrini në politikë. Me këtë konfuzion, po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”, ka përfunduar Saliu.

Banner

Related posts

Një vit pa romansierin Luan Starova

admin

Mexhiti: 79 milionë denarë për ujë të pijshëm për Tearcën, standardi jetësor i qytetarëve në rend të parë

Gjyla Halili

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Gjyla Halili