Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të jetës së Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Në reagimin e tij, Mexhiti tha se lajmin e kishte pranuar me dhimbje të thellë, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi që ka prekur të gjithë.
“Familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, theksoi ai.
Mexhiti bëri të ditur se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Republikën e Kosovës.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari i Komunës së Çairit uroi që viktimat të prehen në paqe.
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Kjo tragjedi e rëndë na ka lënë të gjithëve me një ndjenjë të thellë pikëllimi.
Familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Njëkohësisht, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Republikën e Kosovës.
U prehshin në paqe.
