AKTUALE

Blerim Bexheti: Sulmi ndaj të rinjve shqiptarë në Tetovë është akt barbar dhe skenar i pushtetit për tensione ndëretnike

Banner

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të rëndë të ndodhur në Tetovë, ku një grup të rinjsh shqiptarë – shumica prej tyre fëmijë – u sulmuan brutalisht nga persona të nacionalitetit maqedonas.

Në një deklaratë publike, Bexheti e ka cilësuar ngjarjen si “akt barbar dhe kërcënim serioz për qetësinë dhe stabilitetin e shtetit”, duke theksuar se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një skeme politike për të nxitur tensione ndëretnike, në prag të zgjedhjeve.

“Kur fëmijët tanë sulmohen pse janë shqiptarë, kemi të bëjmë me barbarizëm të pastër. Pushteti i sotëm, i zhveshur nga çdo legjitimitet dhe i tmerruar nga zgjedhjet, po ushqen tensione për të mbuluar paaftësinë e vet,” deklaroi ai.

Bexheti u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të reagojnë menjëherë dhe pa vonesë, duke paralajmëruar se çdo hezitim do të kuptohet si mbrojtje e krimit dhe përkrahje për ata që duan të shkatërrojnë bashkëjetesën.

Duke iu referuar edhe ngjarjes së ngjashme në Manastir vetëm pak ditë më parë, Bexheti theksoi se kjo është një vijë e rrezikshme politike, që synon frikësimin dhe nxitjen e ndasive.

“Ky nuk është vetëm sulm ndaj disa të rinjve, por sulm ndaj dinjitetit të një kombi. Dhuna ndaj shqiptarëve nuk do ta ndalë votën e shqiptarëve, as ndëshkimin që po vjen,” shtoi ai.

Në fund, Bexheti i bëri thirrje të rinjve shqiptarë të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se vota do të jetë përgjigjja më e fortë ndaj pushtetit që po përpiqet të mbjellë frikë.

“Drejtësia vonon, por nuk harron,” përfundoi Bexheti.

Banner

Related posts

Tragjedia në Koçan, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve

Gjyla Halili

Blerim Bexheti pret presidentin Bujar Osmani në Saraj

Gjyla Halili

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Muhsin Arifit – Premtoi ndihmë për shtrimin e një pacienti në spital për shumën 100.000 euro

Gjyla Halili