AKTUALE

Rahja e dy të rinjve shqiptarë në Tetovë/ Faton Ahmeti: Heshtja është bashkëfajësi!

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar ashpër pas sulmit brutal ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të turpshëm dhe të rrezikshëm, që vetëm thellon ndasitë etnike.

“Së bashku kundër dhunës dhe urrejtjes! Ajo që ndodhi dje është e papranueshme. Kërkojmë nga organet kompetente të veprojnë menjëherë dhe autorët të marrin dënimin e merituar”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se Tetova nuk guxon të shndërrohet në arenë të dhunës dhe urrejtjes, ndërsa bëri apel për siguri, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët.

“Heshtja ndaj këtyre rasteve është bashkëfajësi”, shtoi Ahmeti, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional.

Banner

Related posts

Rreziku nga i nxehti, Brataj këshillon qytetarët: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë edhe në hije është e rrezikshme!

admin

Spiropali mirpret delegacionin e Këshillit Koordinues të Diasporës i kryesuar nga kryetari Mark Gjonaj

Gjyla Halili

E kishte mbajtur sekret, Rezarta Shkurta do të bëhet mama për herë të dytë

admin