AKTUALE

Bajram Rexhepi: “Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë!

Reagim i kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi (AKI), pas sulmit ndaj dy të rinjve

“Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë! Dje dy të rinj u sulmuan brutalisht duke pësuar lëndime të rënda. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt dhe çdo formë tjetër dhune, pa marrë parasysh motivet, qofshin ato politike, fetare apo etnike.

Siguria e qytetarëve, sidomos e të rinjve, duhet të jetë gjithmonë e garantuar. Apeloj organet e rendit të zbardhin rastin dhe të ndëshkojnë autorët pa përjashtim.

Epizode të tilla i përkasin një kohe të errët e të kaluar, e cila nuk ka vend në shoqërinë dhe komunitetin tonë. Ne duhet të ndërtojmë besim, bashkëjetesë dhe një të ardhme pa dhunë.

Dhuna nuk është zgjidhje. Përgjegjësia jonë është të mbrojmë lirinë, sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.” – deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti uron Ditën e Alfabetit Shqiptar: “Gjuha bashkon popullin, përgjegjësia jonë është ta ruajmë dhe ta begatojmë”

Gjyla Halili

Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia

admin

Osmani: Themelohet platforma QUAD e Ballkanit Perëndimor për harmonizim me Politikën e Jashtme të BE-së

admin