AKTUALE

Amir Duraku emërohet shef i Shtabit të AKI-së në Studeniçan/Bexheti: Uragan i fitores më 19 tetorë

Shtabi Komunal i Aleancës për Integrim (AKI) në Studeniçan mbajti sonte mbledhjen e radhës, ku me unanimitet u zgjodh shefi i Shtabit për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Kjo përgjegjësi iu besua Amir Durakut, i cili do të udhëheqë organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve zgjedhore në këtë komunë.

Lajmin e bëri të ditur deputeti Blerim Bexheti, i cili u shpreh i bindur në një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Studeniçani gjithmonë ka qenë në rrugën e duhur dhe kështu do të jetë edhe më 19 tetor – drejt një fitoreje të madhe,” deklaroi Bexheti.

Banner

Related posts

Çmime të reja të derivateve të naftës

Gjyla Halili

Kryeministri Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore të 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut

Gjyla Halili

21 aplikime për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyla Halili