AKTUALE

BDI-Tetovë: Bilall Kasami i ka shëndruar shkollat dhe hapsirat arsimore në shtabe partiake

Banner

Sot, kur duhet të shënojmë 1 shtatorin, ditën e parë të fillimit të shkollës, po përballemi me kushte të rënda në arsim, premtime të parealizuara dhe manipulimet e njëjta që i dëgjojmë tashmë katër vite.

Katër vite në krye të komunës, Bilall Kasami i ka shndërruar shkollat dhe hapësirat arsimore në shtabe partiake duke i keqpërdorur objektet për aktivitete politike, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.
Gjithashtu, edhe premtimi tjetër se do të ketë bursa për nxënësit është harruar nga kryetari i komunës, të cilit premtimet e tilla i kujtohen vetëm para zgjedhjeve.
Kryetari i komunës dhe udhëheqësia aktuale, arsimin në Tetovë e kanë parë vetëm si mundësi për punësimin e militantëve partiak. Kjo qeverisje komunale është shoqëruar me skandale të shumta nëpër shkollat e mesme dhe fillore, për keqpërdorime financiare dhe manipulime të shumta.
Edhe pse realiteti shihet nga të gjithë, përfaqësuesit e VLEN-it kanë filluar të shohin edhe iluzione. Nga një oborr shkollor, në një miting partiak, Kasami para njerëzve tha që kanë ndërtuar shkolla dhe pishina. E pyesim publikisht kryetarin e komunës, se cilat pishina dhe shkolla i ka ndërtuar?

Banner

Related posts

VLEN: Islam Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë

Gjyla Halili

Pendarovski: Rezultati i luftës në Ukrainë do të ndikojë në marrëdhëniet ndërkombëtare në të ardhmen

Gjyla Halili

Mickoski: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja ndërsa BDI do të shkojë në opozitë

Gjyla Halili