AKTUALE

BDI: Mickoski nuk mbushet mend, dëshiron një shtet vetëm të maqedonasve

Së fundmi, duke aluduar në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Mickoski akuzon se  “lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka shtetin në pjatë dhe se 100 veta nga BDI vendosin për 2 milionë njerëz”, reaguan nga BDI

Me këto akuza, Mickoski tregon se Maqedoninë e Veriut e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij.

Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe derivateve të tij se Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i të gjithëve, pa dallim etnie dhe kështu do të jetë edhe pas 24 prillit dhe 8 majit, kur Fronti Europian do të shënojë fitoren e thellë ndaj partnerëve të Mickoskit dhe atyre që janë rreshtuar me Moskën e Rusisë.

Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë të udhëheqin më së miri shtetin, ndërsa kjo po dëshmohet me Kryeministrin Talat Xhaferi dhe kryediplomatin dr. Bujar Osmani, njëherësh Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

BDI: Azir Aliu duhet të japë dorëheqje menjëherë për mashtrimet në Spitalin Klinik të Tetovës

Gjyla Halili

Bakiu: Negociatat me VMRO-DPMNE-në shkojnë në drejtim të duhur

Gjyla Halili

Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e “Aleat”

admin