AKTUALE

Ahmeti: Sonte nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në një tubim me aktivistë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim në Çair së bashku me kandidatin për komunën e Çairit, Bujar Osmanin dhe kandidatin për qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, kanë nëshkruar Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001, shkruan Top24
Ali Ahmeti
Sonte, në Çair, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.
Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për ti mbrojtur të arriturat. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë.
#Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit, keqmenaxhimit. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse!
Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!

Banner

Related posts

LPK dhe të mbijetuarit e luftës 2001: Rishqyrtoni çështjen e të burgosurve në Hagë

Gjyla Halili

Shaqiri porosi opozitës: Të japësh deklarata nga Shkupi për Çashkën është shumë e lehtë

Gjyla Halili

Kur është normale të mos kesh uri në mëngjes?

admin