AKTUALE

Agron Dedivanaj: Fondi për fëmijët me autizëm dhe një dëshmi që diaspora shqipare kurrë nuk është shkëputur nga rrënjët e saj

Banner
Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan së bashku me përfaqësues të shoqatave të tjera në ShBA, të ftuar në Tv. Boin kan folur për rëndësinë dhe mbështetjen e fëmijëve me autizëm.

“Ky fond nuk është vetëm një nismë humanitare, por edhe një mision kombëtar që lidh traditën me solidaritetin, duke treguar se diaspora shqiptare nuk është kurrë e shkëputur nga rrënjët e saj. Përmes këtij angazhimi, kultura dhe krenaria jonë kombëtare shndërrohen në mbështetje konkrete për familjet dhe fëmijët me nevoja të veçanta”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Kisha kënaqësinë që, së bashku me përfaqësues të tjerë të shoqatave atdhetare nga SHBA-ja, të jem pjesë e emisionit “Studio e Hapur” në TV Boin, ku diskutuam rreth Fondit “Babë dhe Bijë” dhe rëndësisë së tij për mbështetjen e fëmijëve me autizëm.

Ky fond nuk është vetëm një nismë humanitare, por edhe një mision kombëtar që lidh traditën me solidaritetin, duke treguar se diaspora shqiptare nuk është kurrë e shkëputur nga rrënjët e saj. Përmes këtij angazhimi, kultura dhe krenaria jonë kombëtare shndërrohen në mbështetje konkrete për familjet dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Deri tani, kemi arritur të mbledhim fonde të konsiderueshme, të cilat kanë mundësuar terapitë dhe ndihmën e specializuar për disa fëmijë në Komunën e Tuzit, duke u dhënë atyre më shumë mundësi për zhvillim dhe përfshirje. Qëllimi ynë është që kjo nismë të bëhet një traditë e përvitshme dhe të sjellë edhe më shumë ndryshime pozitive në të ardhmen.

Vetëm të bashkuar, duke forcuar lidhjet tona kombëtare dhe humane, mund të krijojmë një të ardhme më të drejtë për çdo fëmijë!

Për më shumë, ju ftoj ta ndiqni emisionin në linkun e mëposhtëm.




https://www.facebook.com/share/1BEYXZJv65/

Banner

Related posts

Osmani – Lajçakut: Kosova ka treguar vullnet për shtensionim, ofroi zgjedhje të reja në veri

admin

Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Sot shënohet një moment historik për shqiptarët

Gjyla Halili

“Diskoteka nuk ka pasur leje për punë” – Arbër Ademi pyet: Çfarë kanë bërë institucionet që të mos e lejojnë këtë dhe të mos rrezikohen qytetarët

Gjyla Halili