AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM IMAMIN E XHAMISË “ISA BEU” NË BERLIN

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Drejtori për Diasporë, Mafiz ef. Rustemi, priti në kabinetin e tij imamin e xhamisë “Isa Beu” në Berlin, H. Remzi ef. Xhaferi, së bashku me anëtarin e xhamisë, z. Abedin Ebibi.

H. Remzi ef. Xhaferi është një ndër imamët shumë të përkushtuar të diasporës shqiptare në Gjermani. Prej shumë vitesh ai ka udhëhequr xhaminë “Isa Beu” në Berlin, duke u bërë një figurë e rëndësishme për komunitetin shqiptar musliman atje. Me përkushtim, maturi dhe vizio, ai ka ditur ta shndërrojë këtë xhami jo vetëm në një vend adhurimi, por edhe në një qendër të gjallë të edukimit fetar, të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës amtare, si dhe të ndërtimit të unitetit mes besimtarëve.
Në takim, imami informoi Reisul Uleman për gamën e gjerë të aktiviteteve që organizohen në këtë xhami, duke veçuar punën e rregullt me rininë dhe sektorin e grave. Një numër i madh i të rinjve e shohin këtë xhami si vendtakim të përhershëm, ku përveç faljes së namazit dhe kryerjes së ibadeteve, zhvillojnë edhe aktivitete të shumta kulturore, edukative dhe shoqërore. Në këtë mënyrë, gjeneratat e reja po rriten me një lidhje të fortë me fenë islame, por edhe me vlerat kombëtare shqiptare.

Reisul Ulema falënderoi imamin për vizitën dhe e përgëzoi për punën e madhe që ai dhe kolegët e tij po bëjnë në mbajtjen dhe zhvillimin e jetës fetare në diasporë. Ai theksoi se shërbimi i imamëve të diasporës është një shtyllë e rëndësishme, duke shërbyer si ura lidhëse ndërmjet vendlindjes dhe bashkëvendësve tanë në diasporë, por e falënderoi edhe për lidhjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj Bashkësisë Fetare Islame, e sidomos institucioneve të saj fetaro-arsimore, si Medreseja ‘Isa Beu’ dhe Fakulteti i Shkencave Islame.

Gjithashtu, Reisul Ulema e informoi imamin për aktivitetet, sfidat dhe sukseset e Bashkësisë Fetare Islame në vend. Ai vuri theks të veçantë se prioritet i BFI-së mbetet pastërtia morale dhe përgatitja profesionale e kuadrove, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë në shërbim sa më të mirë të besimtarëve tanë, duke ofruar udhëzim, edukim dhe mbështetje të vazhdueshme për ta.
Në fund të takimit, Reisul Ulema i ndau një mirënjohje të veçantë H. Remzi ef. Xhaferit, duke vlerësuar angazhimin e tij shumëvjeçar në shërbim të komunitetit shqiptarë në Gjermani, ndau mirënjohje edhe për xhaminë “ Isa Beu” në Berlin, dhe si shenjë respekti dhe nderimi, ai i dhuroi edhe kompletin e librave “Ihtijar”.

Related posts

Bekteshi : Kompanitë ushqimore që përdorin energji elektrike të subvencionuar nuk ulën çmimet, do të propozojmë heqjen e masës

admin

Plani për reformat e gjyqësorit/ Një përgjigje ndaj rekomandimeve nga Brukseli?

Gjyla Halili

Bajrami dhe Lika do të drejtojnë shtabin politik në KV. Teqe në Tetovë

Gjyla Halili