AKTUALE

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

Policia Financiare zhvillon aksion në Likovë, Kumanovë e Zhelinë: Hetohen kompani për krime mbi 7 milionë euro

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale.

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani të përfshira në tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara për krime financiare me vlerë mbi 7 milionë euro.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi aksionin gjatë ditës, pas përfundimit të kontrolleve

Banner

Related posts

“Ishim kampionë në eurointegrime”, Mickoski: Kjo gjeneratë apo ndonjë tjetër, do ta zgjidhë këtë çështje

Gjyla Halili

Qeveria vendosi: Ndalohen kazinotë dhe lojërat e fatit pranë shkollave fillore dhe të mesme

admin

Ali Ahmeti uron Fatos Nanon për ditëlindje

Gjyla Halili