Me rastin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e KShZ-së, me aprovimin e vendimit për të zvogëluar numrin e këshilltarëve komunal në disa komuna, ka reaguar deputetja e BDI-së, Rina Ajdari e cila bëri pyetje: Deri ku do të shkojë ky abuzim me shtetin dhe demokracinë?
Znj. Ajdari bëri edhe një pyetje, duke u përgjigjur, si vijon “Deri ku do të shkojë ky abuzim me shtetin dhe demokracinë? Dhe përgjigjet janë të thjeshta. Të drejtën ua jep kjo strukturë qeverisëse ndërsa ky abuzim me shtetin, qytetarët dhe me demokracinë do të vazhdojë deri sa të krijojnë “shtet të pastër etnik” dhe të zhdukin përfundimisht çdo gjurmë të Marrëveshjes së Ohrit.”
Postimi i saj i plotë:
Majorizim edhe gjatë sjelljes së vendimeve në KSHZ. A mundet më keq se kaq?!
KSHZ, në vend që të ruajë rendin kushtetues dhe demokracinë, u bë instrument i shkeljes së saj. Me udhëzimin e miratuar për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunal, ky institucion jo vetëm që del jashtë kompetencave por edhe ju hoqi qytetarëve të drejtën për përfaqësim përmes këtij vendimi jokushtetues.
Kjo është një tjetër përpjekje për të zbehur demokracinë lokale dhe për të kontrolluar vullnetin e popullit.
Kush ia jep të drejtën KSHZ-së të jetë mbi kushtetutën?
Deri ku do të shkojë ky abuzim me shtetin dhe demokracinë?
Dhe përgjigjet janë të thjeshta. Të drejtën ua jep kjo strukturë qeverisëse ndërsa ky abuzim me shtetin, qytetarët dhe me demokracinë do të vazhdojë deri sa të krijojnë “shtet të pastër etnik” dhe të zhdukin përfundimisht çdo gjurmë të Marrëveshjes së Ohrit.
Deri atëherë, do të shohim edhe më keq se kaq.