AKTUALE

JONUS TAIRI ANGAZHOHET UDHËHEQËS-MENAXHER I QENDRËS PËR SHËRBIME FETARE DHE SOCIALE PRANË BFI MYFTINIA TETOVË

Banner

Myftinia e Tetovës njofton se nga sot Jonus ef. Tairi angazhohet udhëheqës-menaxhues në “Qendrën për Shërbime Fetare dhe Sociale” pranë BFI Myftinia Tetovë.

Jonus Tairi ka lindur më 02.01.1980, në qytetin e Tetovës dhe është i punësuar në Myftininë e Tetovës që nga viti 2006, si nënpunës fetar. Me përgjegjësi dhe përkushtim të madh ai ka kryer detyra të ndryshme, mes tyre detyrat e muezinit, mualimit dhe zëvendësimamit, vaizit në Xhaminë Muharemçe dhe më gjerë. Ku për më shumë se gati 20 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe dashuri ndaj xhematit.
Përveç gjuhës shqipe, Jonus ef. Tairi zotëron edhe gjuhën boshnjake, turke si dhe ka njohuri të mira komunikimi në gjuhën arabe.

Me besim të plotë se përvoja dhe përkushtimi i tij do të shërbejnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi të lartë edhe në këtë funksion të ri, Myftinia e Tetovës i uron sukses në detyrën e tij të re.

Banner

Related posts

Demant nga Drin Ahmeti për konferencën për shtyp të deputetit të VMRO-DPMNE-së Lefkov

Gjyla Halili

Favikon publikon listën e top 20 influencerëve në LinkedIn nga Maqedonia

Gjyla Halili

Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit

Gjyla Halili