Në prag të zgjedhjeve lokale të parapara më 19 tetor, të shtunën më 23 gusht, fillon mbikëqyrja publike e Listës zgjedhore i cili zgjat 20 ditë, pra deri më 11 shtator në mesnatë. KSHZ-ja finalizon Listën e përfunduar zgjedhore, pra certifikatat nga Lista zgjedhore mbi të cilat zhvillohet votimi më së voni më 3 tetor.
Qytetarët i paraqesin kërkesat e tyre për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në certifikatat e Listës zgjedhore që është vënë për shqyrtim publik me shkrim në zyrën rajonale të KSHZ-së ose zyrën e vendit në zonën e tyre të vendbanimit, ose me email në KSHZ.
Kërkesa duhet të shoqërohet me provat e nevojshme. Kërkesat për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore dorëzohen në periudhën nga 23 gushti deri më 11 shtator.
Qasje në Listën zgjedhore u mundësohet edhe të burgosurve. Kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në certifikatat e veçanta të Listës zgjedhore gjatë mbikëqyrjes publike, personat në paraburgim ose në burg duhet ta paraqesin nëpërmjet organit kompetent për kryerjen e sanksioneve në KSHZ, nga 23 gushti deri më 11 shtator.
KSHZ-ja edhe pas kërkesave dhe paraqitjeve është e detyruar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit për refuzimin e kërkesës, qytetari në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit mund të ngrejë padi në Gjykatën administrative në mënyrë elektronike. Pas padisë, Gjykata administrative në afat prej 24 orëve vendimin menjëherë ia dorëzon paditësit në mënyrë elektronike. Vendimi i plotfuqishëm i Gjykatës administrative i miratuar pas padisë për regjistrim, ndryshim dhe fshirje është pjesë përbërëse e Listës zgjedhore të nënshkruar nga KSHZ-ja.
Kërkesën për dorëzimin e Listës zgjedhore partitë politike duhet ta dorëzojnë në KSHZ në mënyrë elektronike, më së voni më 11 shtator.
KSHZ-ja brenda tre ditëve (jo më vonë se data 14 shtator) nga data e përfundimit të mbikëqyrjes publike, listën zgjedhore e dorëzon te partitë politike që kanë paraqitur kërkesën deri në datën e përfundimit të mbikëqyrjes publike.
Partitë politike, brenda pesë ditëve nga data e marrjes së listës zgjedhore deri te KSHZ, (më së voni më 19 shtator) e vendosin kërkesën për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave.
KSHZ për kërkesën e paraqitur vendos me një vendim brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, konform Rregullores për metodologjinë për qasje të plotë, kryerje e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore.
Kundër vendimit të KSHZ-së, partia politike mund të ngrejë padi në Gjykatën administrative në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata administrative është e detyruar të vendos brenda 24 orëve nga marrja e padisë.
Ministria e Punëve të Brendshme, në afat prej një dite nga përfundimi i mbikëqyrjes publike më 12 shtator duhet të paraqesë një listë të qytetarëve që kanë paraqitur kërkesë për lëshimin e letërnjoftimit ose pasaportës mbi çfarëdo baze nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të mbikëqyrjes publike dhe listë të personave që do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve. KSHZ-ja këto të dhënat të këtyre personave i regjistron në listën e votuesve sipas rrugës zyrtare.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, jo më vonë se 30 ditë para ditës së caktuar për zgjedhje, në bazë të të dhënave të veta dhe të dhënave të paraqitura nga personat përgjegjës në institucionet për kujdes jashtë familjarë, deri në KSHZ paraqesin të dhëna mbi personat që janë paraqitur për të votuar në institucionet për kujdes jashtë familjarë (më së voni më 18 shtator).
Gjykatat themelore deri te KSHZ-ja dorëzojnë të dhëna për personat të cilëve me vendim të plotfuqishëm gjyqësor u është marrë plotësisht aftësia e tyre juridike ose pjesërisht aftësia e tyre juridike, me çka gjykata ka përcaktuar se personi nuk ka aftësi për të shprehur vullnet juridikisht relevant në zgjedhje, si dhe të dhëna për personat të cilëve u është shqiptuar masë e paraburgimit (jo më vonë se më datën 18 shtator).
Lista zgjedhore në të cilën janë bërë të gjitha ndryshimet që dalin nga mbikëqyrja publike, KSHZ e mbyll më së voni 15 ditë pas përfundimit të shqyrtimit publik, apo më 26 shtator. KSHZ-ja finalizon Listën e përfunduar zgjedhore, përkatësisht certifikatat nga Lista zgjedhore ku zhvillohet votimi më së voni 15 ditë para ditës së zgjedhjeve, apo jo më vonë se 3 tetor.