AKTUALE

Dita e Ushtrisë në Shkup, Mickoski përdor emrin “Maqedonia” – rikthehen tensionet me Greqinë

Banner

Tensionet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë rikthyer, pasi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij për Ditën e Ushtrisë përdori emrin “Maqedonia”, pa përmendur formën zyrtare “Maqedonia e Veriut”.

Deklarata e Mickoskit, e bërë më 18 gusht gjatë ceremonive zyrtare, bie ndesh me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar në vitin 2018, sipas së cilës emri i plotë kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut” duhet të përdoret në çdo rrethanë, brenda dhe jashtë vendit.

Greqia ka reaguar në të kaluarën ndaj shkeljeve të ngjashme, duke paralajmëruar se nuk do të mbështesë proceset e integrimit evropian nëse marrëveshja nuk respektohet plotësisht. Edhe Komisioni Evropian ka përsëritur rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare si kusht i domosdoshëm për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ekspertët theksojnë se veprime të tilla rrezikojnë seriozitetin e shtetit, duke dëmtuar imazhin diplomatik dhe duke krijuar pengesa në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Ky veprim i Mickoskit vjen pas disa rasteve të ngjashme nga presidentja Siljanovska Davkova, që gjithashtu kanë shkaktuar reagime të forta nga Athina.

Banner

Related posts

Më 11 dhjetor afati i fundit për subjektet politike, KQZ: Nuk do të ketë afat shtesë

Gjyla Halili

BFI e RMV: Solidarizim me 104906 Euro për ndihmë në Jabllanicë

Gjyla Halili

Tragjedia në Koçan/Ambasadori Martin Berishaj nënshkruhet në Librin e Zisë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Zagreb

Gjyla Halili