AKTUALE

Bekim Rexhepi: 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit – Vijë e Kuqe

Më 13 gusht 2001, populli ynë dhe komunitetet në Maqedoninë e Veriut u ulën në një tryezë për të zgjedhur paqen në vend të konfliktit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit solli një realitet të ri , barazi, përfaqësim, gjuhë, simbole dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ishte kompromisi i vështirë, por i domosdoshëm, që e nxori vendin nga një spirale e rrezikshme dhe i hapi rrugën integrimit euroatlantik.

Sot, 24 vite më vonë, po shohim me shqetësim tentativa të hapura dhe të maskuara për ta kthyer Maqedoninë në gjendjen e para vitit 2001.
💬 Debate që vënë në pikëpyetje të drejtat gjuhësore.
💬 Retorikë që mohon përfaqësimin e drejtë në institucione.
💬 Veprime që injorojnë frymën e barazisë dhe të bashkëjetesës.

Çdo përpjekje për zhbërjen ose mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit është jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme. Ajo prek themelet e paqes, stabilitetit dhe sigurisë sonë kolektive!

Marrëveshja e Ohrit nuk është një favor ndaj askujt, është garancia e një shtetë të drejtë, ku secili qytetar, pavarësisht përkatësisë, ka vendin e tij. Ajo është urë mbi hendekun e ndarjeve dhe garanci që historia e hidhur nuk do të përsëritet.

Banner

Related posts

“Me flamur Shqipërie e përmallim për Labërinë”, Rama takon ‘labin’ në Hiroshima. Ja biseda

admin

Lladrovci në tubimin masiv në Dobroshec: Vazhdojmë edhe katër!

Gjyla Halili

Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen

Gjyla Halili