Në kuadër të modulit të titulluar “Trashëgimia e Marrëveshjes së Ohrit si Shtyllë për Zhvillimin e Lidershipit të Ri Politik” të organizuar nga Akademia Politike, patëm kënaqësinë të dëgjonim ligjëratë mbi tema të krijimit të politikave lokale në bashkëpunim me qytetarët .
Ju shpjegua pjesëmarrësve se pushteti lokal është i obliguar të ndihmojë dhe të ndikojë në cilësinë e përgjithshme të jetës së qytetarëve përmes institucioneve dhe ndërmarrjeve lokale. Krijimi i politikave lokale ka për qëllim të ndihmojë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke përfshirë grupet e interesit për të arritur efektivitet dhe produktivitet më të lartë.
U dërgua mesazhi deri tek participuesit se politika nuk është një sprint, por një proces që kërkon pasion dhe përgjegjësi për të krijuar situata pozitive në jetën e njerëzve.
Duke krijuar mekanizma për të rinjtë dhe qytetarët, ne ndërtojmë një raport më të afërt me institucionet. Gjithçka është një zinxhir lidhës: nga qytetarët te institucionet; mekanizmat formalë dhe joformalë mundësojnë politika që adresojnë kërkesat dhe nevojat reale.
#AkademiaPolitike #AP25



