AKTUALE

Hatme në fshatin Zherovjan

Sot, e diel, më datë 10.08.2025, në xhaminë e fshatit Zherovjan, u organizua manifestim solemn me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik – hatme, nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie, nën udhëheqjen e mualimit, njëherit edhe imami i xhamisë Nashit ef. Ferati.

Në këtë manifestim të veçantë, përveç prindërve, familjarëve dhe dashamirëve të fjalës së Zotit, morën pjesë edhe Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me bashkëpunëtorë nga Myftinia, profesorë dhe imamë të rrethit, si dhe shumë besimtarë nga qyteti dhe më gjerë.

Gjatë fjalës së tij të rastit, Myftiu i Tetovës shprehu mirënjohje të veçantë për përkushtimin e nxënësve dhe të mualimit, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm të mektebit si themel i formimit fetar dhe moral të të rinjve. Mes tjerash ai theksoi se arritjet e nxënësve pasqyrojnë punën e pandërprerë, përkushtimin e sinqertë dhe kujdesin e vazhdueshëm për cilësinë e mësim-besimit në këtë mekteb.

Duaja e hatmes u bë nga hoxha i njohur nga Tenova i cili vepron në Vienë të Austrise Mahir Efendiu, ndërsa programin e moderoi referenti i Myftinisë, Muhamed ef. Berzati.

Pas përfundimit të programit të përgatitur me përkushtim, u shpërndanë diploma për të gjithë nxënësit që përfunduan hatmen, ndërsa për mualimin Nashit ef. Ferati u nda një mirënjohje e veçantë si shenjë falënderimi për angazhimin e tij të sinqertë dhe profesional.

Zoti i bekoftë këta të rinj me dituri të dobishme dhe vepra të mira, dhe e shpërbleftë mualimin me të mirat e Tij në dynja dhe ahiret.

Falënderime të veçanta u drejtohen gjithashtu edhe këshillit të xhamisë dhe të gjithë kontribuesve që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi.

Banner

Related posts

Bashkimi Demokratik për Integrim fillon zyrtarisht konventën promovuese për kandidatin e tyre për president të vendit, Bujar Osmanin.

Gjyla Halili

“Na rrisni pagat”, pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat, protestë para Politeknikut

admin

KSHZ-ja i ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Regjistrit të radiodifuzuesve, media të shtypura dhe media elektronike dhe internet portale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Gjyla Halili