AKTUALE

Anëtari i kryesisë qendrore Naim Saliu braktis LD- në: Nuk jam mësuar të shikoj në heshtje degradimin

Banner

Anëtari i kryesisë qendrore të LD-së dhe një ndër themeluesit e saj, Naim Saliu nëpërmjet një postimi në fb ka njoftuar se i zhgënjyer po braktis Lëvizjen Demokratike, në në cilën u bë pjesë që nga themelimi duke besuar në ndryshimin e premtuar, avancimin e shqiptarëve e veçenarisht në Shkup.

“Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj faqeje të errët të historisë.
Bashkë me bashkëpunëtorët e mi, kthehemi aty ku duhet të jemi në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim për të ndalur këtë përdhosje të arritjeve tona, për t’u rikthyer dhe avancuar edhe më shumë pozitat e shqiptarëve.
Sepse ky është i vetmi opsion real për ta bërë këtë”- ka shkruar Saliu.

Ja postimi i plotë:

Si anëtar i Këshillit Themelues dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Demokratike, u bëra pjesë e këtij rrugëtimi me një qëllim të vetëm: të avancojmë edhe më tej pozitën e shqiptarëve në vendin tonë, veçanërisht në Shkup.
Ky ishte motivi im për t’u angazhuar në themelimin dhe udhëheqjen e kësaj lëvizjeje, bashkë me Izet Mexhitin.

Por ajo që po ndodh këtë vit, pas formimit të qeverisë me VMRO-në, nuk është avancim është degradim i plotë!
Jo vetëm kaq, por është edhe një fshirje dhe përçmim i të gjitha arritjeve që shqiptarët kanë ndërtuar me mund dhe sakrifica gjatë këtyre 20 viteve.

Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj faqeje të errët të historisë.
Bashkë me bashkëpunëtorët e mi, kthehemi aty ku duhet të jemi në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim për të ndalur këtë përdhosje të arritjeve tona, për t’u rikthyer dhe avancuar edhe më shumë pozitat e shqiptarëve.
Sepse ky është i vetmi opsion real për ta bërë këtë.

Ne kemi obligim moral dhe politik të mbrojmë gjithçka për të cilën kemi luftuar e punuar. Dhe kjo nuk bëhet duke heshtur!

Ky është një vendim i menduar thellë, por mbi të gjitha një vendim i ndershëm ndaj vetes, bashkëpunëtorëve dhe kombit tim.

Banner

Related posts

Grupi i ekspertëve të sigurisë nga Bundestagu gjerman për vizitë në Kuvend

admin

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Lëvizja Vetëvendosje uron Ali Ahmetin për titullin Qytetar Nderi i Prizrenit

Gjyla Halili